

Lushnjë, 11 prill 2026 – Kryeministri Edi Rama deklaroi se pretendimet për bllokimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Evropian janë të pavërteta, duke i cilësuar si “një gënjeshtër me shtatë bishta”.
Gjatë një takimi në Lushnjë, ai u shpreh se vendi po ecën sipas planit të përcaktuar nga BE-ja dhe se progresi i Shqipërisë vijon në përputhje me objektivat e integrimit.
Rama kritikoi gjithashtu kundërshtarët politikë, duke theksuar se, sipas tij, ata nuk respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe kontribuojnë në një klimë përçarjeje, e cila ndikon edhe në motivimin e qytetarëve.
“U mbush gjithë hapësira mediatike me një vorbull për bllokimin e negociatave, një gënjeshtër me shtatë bishta. Ne po ecim sipas planit të BE-së,” u shpreh ai.
Në fjalën e tij, kryeministri ndaloi edhe te ekonomia, duke theksuar se janë rritur pagat për mjekët, mësuesit dhe administratën publike.
Sipas tij, paga mesatare në vend ka arritur në rreth 870 euro, ndërsa përveç indeksimit të pensioneve, tashmë është vendosur edhe indeksimi i pagave në përputhje me inflacionin.
Autoritetet qeveritare theksojnë se reformat do të vijojnë, me fokus përmirësimin e kushteve ekonomike dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






