

Korçë, 11 prill 2026 – Në prag të Pashkët Ortodokse, është shënuar një fluks i lartë automjetesh në drejtim të Korçë, ndërsa qyteti juglindor po përgatitet të mirëpresë festën me një atmosferë festive.
Sipas pamjeve të siguruara nga mediat, trafiku është rënduar në aksin nacional që të çon drejt Korçë, ku vihet re një dyndje e madhe automjetesh nga qytete të ndryshme të vendit.
Ndërkohë, fluks i shtuar është regjistruar edhe në pikat kufitare me Greqi, kryesisht në Kakavijë dhe Kapshticë.
Sipas të dhënave nga policia kufitare, gjatë 48 orëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e hyrje-daljeve, me shumë emigrantë që kthehen në Shqipëri për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.
Udhëtarët raportojnë pritje dhe radhë në pikat kufitare, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se situata po monitorohet dhe fluksi pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






