

Fushë-Krujë, 11 prill 2026 – Është kapur autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë shtetasi Eduart Afmataj, i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Artur Çangu.
Nga hetimet paraprake rezulton se mes viktimës dhe autorit të dyshuar kishte konflikte të vazhdueshme prej rreth dy vitesh, të lidhura me çështje pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 41-vjeçari kishte shkuar pranë banesës së prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin. Sipas të dhënave, kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar, i cili është përfshirë fillimisht në një debat verbal me viktimën, duke pretenduar se i ishte bllokuar rruga.
Debati më pas ka degjeneruar në përplasje fizike, ndërsa situata është përshkallëzuar kur autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit, i cili ka humbur jetën në vend.
Pas ngjarjes, Afmataj dyshohet se ka njoftuar policinë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kontrolleve intensive nga forcat e rendit, ai është bërë i mundur të lokalizohet dhe të vihet në pranga.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






