

Berat, 11 prill 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Vërtopit, në aksin nacional Berat–Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga disa metra lartësi.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Toyota”, që udhëtonte nga Berat në drejtim të Poliçan, ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona: një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 14 dhe 9 vjeçe, të cilat ndodheshin në automjet në momentin e ngjarjes.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Berat, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






