Transmetuar më 11-04-2026, 14:13

Policia në Krujë ka arrestuar një 55-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Mountain”.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, në pranga është vënë shtetasi I. K., për të cilin Gjykata e Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe “mbajtja pa leje e armëve”.

Nga hetimet rezulton se në janar të vitit 2024, në fshatin Bruzë-Zall, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 55-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi.

Autoritetet bëjnë me dije se ndaj tij rëndon edhe një tjetër masë sigurie për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative dhe bashkëpunimit mes strukturave të policisë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit