Transmetuar më 11-04-2026, 13:39

Adriatik Onja, ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim pasi një punonjës u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve.

Ndaj tij rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’ ndërsa gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit