Transmetuar më 11-04-2026, 11:55

Kryepiskopi i Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, Joani, ka përcjellë mesazhin e Pashkës drejtuar besimtarëve, duke vënë theksin te paqja, besimi dhe shpresa në një kohë që ai e cilëson të mbushur me pasiguri dhe trazira globale.

Në mesazhin e tij, Kryepiskopi kujton fjalët e para të Krishtit pas Ngjalljes, “Paqe në ju”, duke i cilësuar ato si një thirrje aktuale edhe sot, në një botë që përballet me konflikte dhe frikë për të ardhmen.

Ai thekson se paqja që buron nga besimi nuk varet nga rrethanat e jashtme, por nga gjendja e brendshme shpirtërore e njeriut dhe marrëdhënia e tij me Zotin. Sipas tij, falja dhe dashuria mbeten rruga kryesore për të thyer ciklin e urrejtjes dhe për të ndërtuar një shoqëri më të qetë.

Kryepiskopi Joani ndalet gjithashtu te sfidat e shoqërisë moderne, ku shpesh kërkimi i të mirave materiale shoqërohet me ndjenjë zbrazëtie dhe pasigurie, duke theksuar nevojën për kthim te vlerat shpirtërore.

Në mesazh përmendet edhe historia e Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila, sipas tij, ka kaluar periudha të vështira, por është ringritur duke mbajtur gjallë mesazhin e shpresës dhe Ngjalljes.

Në përfundim, ai bën thirrje për më shumë paqe, mirëkuptim dhe solidaritet, duke ftuar besimtarët që ta përçojnë këtë frymë edhe në jetën e përditshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit