

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal në Bajram Curri, në Tropojë.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 prillit 2026, rreth orës 23:00, ku shtetasi A. I., 26 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., 18 vjeç, i cili pasi mori ndihmë mjekësore është larguar në banesë, ndërsa shtetasi tjetër nuk ka pësuar lëndime.
Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, e cila po vijon kontrollet për kapjen e tij.
Tropojë
Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






