Transmetuar më 11-04-2026, 10:48

GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleks Ndreka, i njohur ndryshe si “Leksi i Druve”, vetëm dy ditë pas ekstradimit të tij nga Italia.

Ndreka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, si i dyshuar për përfshirje në sigurimin e kushteve për vrasjen e tre shtetasve në vitin 2017.

Sipas hetimeve të SPAK, ai rezulton një person me precedentë penalë dhe figurë e njohur në qarqet kriminale, kryesisht në zonat e Lezhë dhe Shkodër.

Dosja hetimore përmend gjithashtu përplasje të forta me ish-deputetin Arben Ndoka, ku dyshohet për konflikte të lidhura me ngjarje të mëparshme kriminale. Në një nga episodet e hetuara, përmendet edhe një tentativë për vrasje e dyshuar, ku sipas burimeve hetimore janë përfshirë edhe persona të tjerë të afërt.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe dokumentimin e episodeve të tjera të mundshme kriminale në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit