Transmetuar më 11-04-2026, 10:46

Policia në Durrës ka finalizuar operacionin e koduar “Episodet”, duke zbardhur tre raste vjedhjesh në subjekte të ndryshme tregtare dhe duke vënë në pranga autorin e dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Policia e Shtetit, pas kallëzimeve të disa qytetarëve për vjedhje në bizneset që administronin, kanë zhvilluar veprime hetimore dhe operacionale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit R. H., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm në këtë fushë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 26-vjeçari ka kryer vjedhje në tre subjekte (markete dhe tabakino), në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17 të qytetit, në datat 10 shkurt, 5 mars dhe 9 prill 2026.

Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë hetimet për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga i njëjti shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit