Transmetuar më 11-04-2026, 07:45

Misioni “Artemis II”, i cili shënoi fluturimin e parë me ekuipazh rreth Hënës pas më shumë se 50 vitesh, është përmbyllur me sukses me rikthimin në Tokë të astronautëve Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen.

Pas një udhëtimi historik në hapësirë, kapsula “Orion”, e quajtur “Integrity”, realizoi zbarkimin në Oqeanin Paqësor pranë San Diegos në orën 20:07 (me orën lokale).

Për Shqipërinë, ky moment korrespondoi rreth orës 02:10 të mëngjesit të së shtunës, më 11 prill.

Sipas njoftimeve zyrtare, ekuipazhi i këtij misioni, që konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të njeriut në Hënë, është në gjendje të mirë shëndetësore pas përfundimit të fluturimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit