Transmetuar më 11-04-2026, 07:34

Misioni historik “Artemis II” është përmbyllur me sukses, pasi katër astronautët janë rikthyer në Tokë, duke u ulur me parashutë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë jugore. Fluturimi, që zgjati rreth 10 ditë, përfshiu një orbitim rreth Hënës dhe konsiderohet një hap kyç drejt rikthimit të njerëzve në sipërfaqen hënore.

Kapsula “Orion” hyri në atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej rreth 38 mijë kilometrash në orë, duke kaluar një nga fazat më kritike të misionit. Pas disa minutash tensioni, u aktivizuan parashutat gjigante që ngadalësuan ndjeshëm rënien, duke mundësuar një ulje të sigurt në ujë.

E gjithë faza e zbritjes, nga hyrja në atmosferë deri në kontaktin me oqeanin, zgjati rreth 20–25 minuta dhe u realizua sipas planifikimit të agjencisë hapësinore amerikane NASA.

Gjatë misionit, astronautët udhëtuan më larg nga Toka se çdo ekuipazh tjetër në dekadat e fundit, në një fluturim provë që shihet si vendimtar për programin e ardhshëm hënor. Menjëherë pas uljes, ekipet e shpëtimit ndërhynë për të siguruar kapsulën dhe për të nxjerrë ekuipazhin.

Sipas njoftimeve paraprake, astronautët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohen probleme serioze pas kthimit në Tokë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit