

Në një intervistë emocionale në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya ka rrëfyer periudha të vështira të jetës së saj personale, duke u përlotur gjatë bisedës për sfidat familjare dhe ndarjen nga ish-bashkëshorti.
Artistja tha se një pjesë e këngëve të saj janë frymëzuar nga përjetimet personale, duke theksuar se ka kaluar një periudhë të mbushur me trishtim, zhgënjim dhe lodhje emocionale.
“Kam pasur momente të trishtuara, por gjithçka e kam mbajtur për vete. Djali im nuk i ka parë kurrë lotët e mi. Zemra është si një muskul që duhet kuruar,” u shpreh ajo mes emocionesh, duke shtuar se sot ndihet më e qetë dhe më e fortë emocionalisht.
Ndarja dhe marrëdhënia me ish-partnerin
E pyetur për gjendjen e saj martesore, Maya konfirmoi se është e ndarë, por procesi ligjor i divorcit ende nuk është finalizuar.
“Nuk jemi bashkë. Jemi akoma të pandarë me gjyq. Ai është babai i djalit tim,” tha këngëtarja.
Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-bashkëshortin është e vështirë për t’u përshkruar, por theksoi se ai ka një rol në jetën e fëmijës së tyre, ndonëse, sipas saj, prania e tij është e kufizuar.
Sfida e mëmësisë
Duke folur për përditshmërinë si nënë, artistja u shpreh se shpesh është detyruar të marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë.
“Është e vështirë të jesh edhe nënë edhe baba njëkohësisht,” u shpreh ajo, duke e mbyllur intervistën me tone emocionale dhe reflektuese mbi jetën e saj personale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






