Transmetuar më 10-04-2026, 22:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ndarë detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale gjatë një interviste në “Elevate” me Floriana Garo.

Në një bisedë më të hapur se zakonisht, Paloka rrëfeu momente nga fëmijëria, vitet e trazuara të viteve ’90, emigrimin dhe rrugëtimin e tij nga gazetaria drejt politikës, duke sjellë një anë më personale të figurës së tij publike.

Jeta private dhe diferenca në moshë

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te jeta familjare, duke komentuar diferencën në moshë me bashkëshorten e tij, e cila është 20 vite më e re. Paloka e cilësoi këtë si diçka normale dhe të parëndësishme për një marrëdhënie të qëndrueshme.

“Mjafton të kuptohesh dhe të komunikosh. Unë veten e konsideroj ende shumë të ri,” u shpreh ai.

Deklarata e tij u shoqërua me një ton të lehtë dhe humoristik, duke theksuar se mosha nuk është faktor vendimtar në marrëdhëniet personale, por mirëkuptimi dhe komunikimi mes partnerëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit