Transmetuar më 10-04-2026, 22:27

Gramsh – Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në orët e vona të së premtes në malin e Koshnicës, në Njësinë Administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkisë Gramsh.

Flakët janë përhapur në një zonë të thellë malore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka, për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së aksesit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit aktualisht ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët e zonës. Megjithatë, strukturat e emergjencës po e monitorojnë situatën në vijimësi, për të shmangur çdo përhapje të mundshme të flakëve.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dyshohet për një shkak aksidental të zjarrit, ndërsa pritet një vlerësim më i detajuar nga autoritetet kompetente mbi rrethanat dhe përmasat e ngjarjes.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes nga ajri nëse situata përkeqësohet, pasi kushtet aktuale e bëjnë thuajse të pamundur ndërhyrjen tokësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit