

Ky është Eduart Afmataj, autori i dyshuar i vrasjes së Artur Çangut në Nikël.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Eduart Afmataj ka qëlluar me armë zjarri për vdekje Artur Çangun.
Burime bëjnë me dije se ka pasur një sherr të mëparshëm mes djemve të Çangut dhe Afmatajt.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi Eduart Afmataj, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin Artur Çangu
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Eduart Afmataj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Artur Çangu, viktima
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






