

Në foto është Artur Çangu i dyshuar se u vra me armë zjarri tip çifte nga Eduart Afmataj pas një konflikti që ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Sipas informacioneve, autori ka një lidhje krushqie me viktimën, pasi ai është dhëndër te kushërinjtë e tij.
Po ashtu, mësohet se para disa ditësh ka pasur një konflikt mes djemve të Çangut dhe autorit Eduart Afmataj për arsye ende të paqarta pronësie.

Artur Çangu
Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas krimit dhe aktualisht ndodhet në arrati. Forca të shumta policie kanë nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa zona është vënë nën kontroll.

Eduart Afmataj
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për mbledhjen e provave materiale, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të çështjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






