Transmetuar më 10-04-2026, 19:33

Fushë-Krujë – Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar këtë të premte në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë kunatin e tij me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy familjarëve ka përshkallëzuar, duke përfunduar në përdorimin e armës, ku si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e krimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e autorit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në këtë akt fatal.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi Eduart Afmataj, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin Artur Çangu

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Eduart Afmataj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit