Transmetuar më 10-04-2026, 18:46

Shqiptari sulmon ish-partneren në Itali, ndodh gjithçka para vajzës së mitur

Një shtetas shqiptar është arrestuar dhe dërguar në burg në Itali, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe kërcënuar me jetë ish-partneren e tij, madje në prani të vajzës së tyre të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Arezzo dhe sipas autoriteteve italiane, i riu ndodhej më herët në arrest shtëpie për të njëjtat akuza, pas një historie të mëparshme dhune gjatë bashkëjetesës me partneren.

Megjithatë, pavarësisht masës së sigurisë, ai dyshohet se ka thyer kufizimet dhe ka sulmuar sërish ish-partneren, duke e kërcënuar seriozisht dhe duke ushtruar dhunë ndaj saj.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të vajzës së mitur, duke rënduar edhe më shumë situatën.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe verifikimeve të kryera, autoritetet vendosën përshkallëzimin e masës së sigurisë, duke e dërguar në burg.

Rasti po hetohet nga Prokuroria për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërsa theksohet se i dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit