Transmetuar më 10-04-2026, 16:25

TIRANË – Ish-kryetari i bashkisë së New York City, Eric Adams, është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi është miratuar me dekret të posaçëm nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndërsa bëhet e ditur se shtetësia është dhënë me kërkesë të vetë Adams.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat konkrete të këtij vendimi.

Adams kishte vizituar më parë Shqipëria në tetor të vitit 2025, ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë kohës që mbante detyrën si kryebashkiak i New York City, ai kishte shprehur publikisht simpatinë për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit