Transmetuar më 10-04-2026, 16:26

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi nga sot, 10 prill 2026, ora 18:00. Ndryshimi vjen ndërsa shtrenjtimi po bëhet i përditshëm dhe pse ka një ligj që detyron tregtarët e naftës të kenë rezerva 90 ditore pikërisht për të shmangur këtë katrahurë çmimesh.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit (standard SSH EN 590) bëhet 217 lekë për litër nga 210 që ishte dje. Rritja është 7 lekë.

Për benzinën, çmimi me pakicë është përcaktuar maksimalisht 176 lekë për litër, rritja është 3 lekë.

Këto çmime do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e radhës në treg.

Ndërkohë, sipas aktit normativ të datës 3 prill 2026 për akcizat, në rast se çmimi i gazoilit kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër, aplikohet 80% e akcizës. Me çmimet aktuale, të cilat janë nën këtë kufi, do të zbatohet niveli i plotë i akcizës, 100%.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit