

TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria po përgatit masa të reja për të përballuar rritjen e çmimeve, duke përfshirë dhënien e kartave për blerjen e artikujve bazë për familjet në nevojë.
Gjatë një takimi me pensionistët, Rama e lidhi rritjen e çmimeve me faktorë të jashtëm si pandemia, tërmeti, lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e naftës dhe më pas në çmimet e ushqimeve.
Ai theksoi se skema e re synon që ndihma ekonomike të përdoret vetëm për produkte thelbësore, duke shmangur shpenzimet për aktivitete si pijet apo lojërat e fatit.
Sipas kryeministrit, përmes kësaj nisme synohet gjithashtu rritja e formalizimit në treg, duke siguruar që tatimi mbi vlerën e shtuar të rikthehet në buxhet dhe të përdoret në funksion të qytetarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






