Transmetuar më 10-04-2026, 14:54

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensioneve.

Gjatë një takimi me pensionistët në njësinë numër 2 në Tiranë, Rama u shpreh se aktualisht po rishikohet skema e pensioneve, duke përfshirë edhe pensionistët e vetëpunësuar si dhe ata që vazhdojnë të jenë aktivë në tregun e punës.

Ai theksoi se deri më tani është aplikuar kryesisht indeksimi i pensioneve, por jo një rritje e mirëfilltë e tyre, për shkak të kufizimeve ekonomike. Sipas tij, përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësinë për rritje reale të pensioneve në vijim.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të rishikimit të skemës do të përfshihet edhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuara, duke synuar trajtim më të barabartë dhe përfshirës për këtë kategori.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit