

Sarandë, 10 prill 2026 – Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku një 31-vjeçar humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë punës.
Viktima është identifikuar si Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit. Sipas të dhënave, gjatë sezonit veror ai punonte edhe në një lokal në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur teksa i riu ishte duke kryer punime saldimi, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.
Në vijim të hetimeve, Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë administratorin e lokalit, shtetasin E. F., 40 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima rezulton i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë subjekt, ndërsa hetimet paraprake dyshojnë se vdekja është shkaktuar nga kontakti me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






