Transmetuar më 10-04-2026, 14:09

Shkodër, 10 prill 2026 – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Shkodër, ku po zhvillon një takim me drejtuesit kryesorë të strukturave vendore.

Sipas burimeve, takimi është fokusuar në analizën e situatës së rendit dhe sigurisë në qark, si dhe në koordinimin e mëtejshëm të punës së policisë për përballimin e sfidave aktuale.

Gjatë takimit pritet të diskutohen edhe masat operacionale dhe prioritetet e punës në terren, në funksion të rritjes së efikasitetit të strukturave policore në zonë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit