Transmetuar më 10-04-2026, 14:03

Tiranë, 10 prill 2026 – Një ngjarje e rëndë është parandaluar në zonën e Paskuqanit, ku një 82-vjeçar është shpëtuar nga forcat e Policisë pasi dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet në ujërat e liqenit.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin A. A., i cili është ndaluar në kohë nga efektivët e policisë që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit.

Policia bëri me dije se ndërhyrja e shpejtë ka parandaluar përfundimin fatal të ngjarjes, ndërsa i moshuari është nxjerrë nga rreziku i mbytjes.

Ai është marrë në kujdes dhe po monitorohet nga autoritetet përkatëse, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë situatë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit