

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kërcënuar punonjësen me thikë.
Ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku i dyshuari, i identifikuar me inicialet B. Sh., dyshohet se ka marrë xhiron ditore të biznesit nën kërcënimin e armës së ftohtë.
Sipas policisë, operacioni i koduar “Tools”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me DVP Durrës, bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij. Gjatë operacionit u sekuestruan thika dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar në identifikimin e autorit, duke dokumentuar lëvizjet e tij para dhe pas ngjarjes. Në disa momente, ai është shfaqur edhe pa maskë.
Policia bën me dije se 42-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje, ndërsa vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme ku ai mund të jetë i përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vodhi Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”. Vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim: -B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






