

Pereira, Kolumbi, 10 prill 2026 – Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Pereira, në kuadër të një operacioni të koordinuar mes autoriteteve vendase dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.
Sipas mediave të huaja, i arrestuari është Florind Rama, i cili kërkohej nga INTERPOL për një vrasje të ndodhur në vitin 2022 në Marbella.
Operacioni për kapjen e tij u realizua në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet spanjolle.
Ndërkohë, autoritetet kolumbiane kanë nisur hetimet për të verifikuar lidhjet e mundshme të tij me rrjete të trafikut të drogës në rajonin ku u arrestua.
Procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës pritet të nisin në vijim, ndërsa hetimet mbeten në zhvillim për zbardhjen e plotë të çështjes.

Autoridades de Pereira, na Colômbia, prenderam o albanês Florind Rama, procurado pela INTERPOL por um homicídio ocorrido em Marbella, na Espanha, em 2022.Autoridades investigam o elo de Florind com narcos colombianos na região onde foi preso. pic.twitter.com/Cg5If80nS5
— Submundo Criminal (@submundodocrime) April 10, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






