Transmetuar më 10-04-2026, 11:02

Elbasan, 10 prill 2026 – Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar sërish në Parku Kombëtar i Shebenikut, duke konfirmuar praninë e kësaj specie të rrallë në habitatet natyrore të zonës.

Sipas Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dokumentimi u bë i mundur përmes përdorimit të kamerave kurth, identifikimit të gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve të vazhdueshme nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Elbasan.

Autoritetet theksojnë se prania e kësaj specieje të rrezikuar dëshmon për efektivitetin e masave të ndërmarra për ruajtjen dhe konservimin e biodiversitetit në vend.

Ekspertët vlerësojnë se rikthimi dhe zgjerimi i habitatit të rrëqebullit të Ballkanit është një tregues pozitiv për ekosistemin, ndërsa mbrojtja e tij mbetet një prioritet për institucionet mjedisore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit