Transmetuar më 10-04-2026, 10:08

SHBA, 10 prill 2026 – Ivanka Trump ka ndarë një rrëfim emocional për sfidat më të vështira të jetës së saj, duke folur për humbjen e nënës, betejën me sëmundjen të bashkëshortit dhe atentatin ndaj të atit, presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një intervistë për podcastin The Diary of a CEO, ajo u ndal fillimisht tek humbja e nënës së saj, Ivana Trump, duke e përshkruar si një ngjarje të papritur dhe të dhimbshme.

“Humbja e një prindi, veçanërisht në mënyrë të papritur, është shumë e vështirë”, u shpreh ajo, duke shtuar se nëna e saj kishte jetuar një jetë të lumtur.

Ivanka Trump foli gjithashtu për rolin e rëndësishëm të gjyshes së saj, Marie Zelníčková, e cila jeton me familjen e saj dhe ndihmon në ruajtjen e kujtimeve për nënën e ndjerë.

Një tjetër moment i vështirë, sipas saj, ishte sëmundja e bashkëshortit, Jared Kushner, i cili është përballur me kanceri. Ajo tregoi se ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për heqjen e një tumori në qafë gjatë kohës që shërbente si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, si dhe një operacioni të dytë në vitin 2022.

Ivanka Trump ndau gjithashtu përjetimet e saj lidhur me atentatin ndaj babait të saj në Butler, Pennsylvania, një ngjarje që e përjetoi përmes transmetimit televiziv.

“Isha e tmerruar dhe e frikësuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se momenti kur pa të atin të largohej i sigurt i dha lehtësim.

Në rrëfimin e saj, ajo theksoi edhe rëndësinë e faljes, duke deklaruar se ka zgjedhur të falë autorin e dyshuar të atentatit, Thomas Crooks.

Në përfundim, Ivanka Trump nënvizoi se përvojat e vështira e kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit