

Tiranë, 10 prill 2026 – Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, pasi u kap duke transportuar veshje të dyshuara të kontrabanduara me vlerë rreth 45 mijë euro.
Operacioni policor i koduar “Wrong way”, i zhvilluar nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, çoi në ndalimin në flagrancë të shtetasit R. K., banues në Korçë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të furgonit që drejtonte 26-vjeçari, u gjetën 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, të cilat transportoheshin pa dokumentacion shoqërues.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallrat e dyshuara si kontrabandë, si dhe mjeti me të cilin transportoheshin.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Wrong way”, goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari.
Sekuestrohen veshjet dhe furgoni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong way”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






