

Mamurras, 10 prill 2026 – Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Mamurras, pasi në ambientet e hotelit ku qëndronte iu gjetën armë zjarri pa leje dhe lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, shërbimet e policisë kanë sekuestruar një pistoletë me krehër dhe fishekë. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik ndaj tij, është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Alias”, u bë arrestimi i shtetasit A. K., alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
Policia bëri të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit, municionet, lënda narkotike si dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Kurbin/Finalizohet operacioni i koduar “Alias”.
Mbante pa leje, armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qendronte, në Mamurras, 42-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sasi lënde narkotike Kokainë.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qendronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






