

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 35 vite burg Azgan Mërnicën, i cili vrau me armë zjarri, efektivin e forcave “Shqiponja”, 28-vjeçarin, Novruz Cenalia.
Më herët Gjykata e Fierit e kishte dënuar Mërnicën me burgim te përjetshëm. Prokuroria e akuzoi Mërnicën për veprat penale “vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit”, “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit.
I ndjeri Cenalia kishte tre vjet që mbante uniformën e forcave “Shqiponja”. Konflikti mes viktimës dhe Azgan Mërnicës, nisi për shkak se ky i fundit teksa i jepte makinës, u fut në kthesë me shpejtësi të lartë, pa e kontrolluar rrugën.
Polici i ka tërhequr vëmendjen për këtë veprim, ndërsa Mërnica ka zbritur nga makina me çantën ku kishte futur armën.
Mërcnica e ka qëlluar në fytyrë 28-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mërnica u vetëdorëzua pas 48 orësh në arrati, pas negociatave të policisë me familjarët e tij.
Në momentin e arrestimit dhe para tokave të zeza tha se nuk ishte i penduar për ngjarjen. Video e tij e arrestimit dhe dëshmia para autoriteteve ngjalli reagim dhe zemërim në opinion publik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






