Transmetuar më 09-04-2026, 17:16

DURRËS – Një ngjarje e rëndë ka prekur komunitetin shkollor në qytetin e Durrës, ku nxënësit e një gjimnazi kanë nderuar kujtimin e shokut të tyre 17-vjeçar, Florian Saraçi, i cili humbi jetën papritur gjatë një ore mësimore si pasojë e një arresti kardiak.

Bashkëmoshatarët e tij u mblodhën në ambientet e shkollës, ku ndezën qirinj dhe ndanë mesazhe përkujtimore, duke kujtuar figurën dhe energjinë që ai sillte në përditshmëri.

Në shenjë respekti, nxënësit kanë vijuar homazhet edhe në ditët pas ngjarjes, duke vendosur lule në bankën e tij dhe duke organizuar forma simbolike përkujtimi në klasë dhe në palestër.

Sipas dëshmive të tyre, këto veprime synojnë të mbajnë gjallë kujtimin e 17-vjeçarit dhe të shprehin dhimbjen për humbjen e parakohshme.

Humbja e tij ka prekur jo vetëm familjen, por edhe shokët, mësuesit dhe gjithë komunitetin shkollor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit