Transmetuar më 09-04-2026, 16:48

Rimeli kafë po kthehet në një nga zgjedhjet më të preferuara për një grim të përditshëm më natyral dhe të lehtë.

Ndryshe nga maskara e zezë, e cila krijon një efekt më të fortë dhe të theksuar, ajo në nuanca kafe jep një pamje më të butë dhe më të harmonizuar me tiparet e fytyrës.

Ky produkt po përdoret gjithnjë e më shumë nga vajzat që kërkojnë një stil të thjeshtë, pa e rënduar grimin.

Rimeli kafe ndihmon në zgjatjen dhe ngritjen e qerpikëve, por pa krijuar kontrast të fortë, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të përditshëm.

Ajo shkon pothuajse me çdo ngjyrë sysh, por bie më shumë në sy tek sytë blu, ku krijon një kontrast të bukur dhe i bën më të thellë.

Po ashtu, është një zgjedhje e mirë për persona me lëkurë të çelët apo flokë të hapur.

Për një rezultat sa më natyral, rekomandohet të kombinohet me tone të ngrohta në sy, si nuancat çokollatë, dhe me një laps sysh në ngjyrë kafe.

Në fund, maskara kafe i jep fytyrës një pamje më të butë dhe të freskët, e përshtatshme për çdo ditë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit