

DURRËS – Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 17”, duke arrestuar katër shtetase të huaja të dyshuara për ushtrim prostitucioni.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi 4-javor, i kryer me metoda speciale nga specialistët për hetimin e trafiqeve, në bashkëpunim me strukturat operacionale.
Në pranga ranë katër shtetase kineze, të moshave 36 deri në 53 vjeç, të cilat sipas hetimeve kishin marrë me qira dy ambiente në zonën e Golemit dhe te Shkëmbi i Kavajës, të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Po ashtu, autoritetet kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër persona të tjerë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova, të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa pasaporta dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






