Transmetuar më 09-04-2026, 15:53

SHKODËR – Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale P. D., 60 vjeç, dhe A. D., 41 vjeç, banues në njësinë administrative Dajç. Ata dyshohen se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar kanabis.

Bimët narkotike janë zbuluar në vendin e quajtur “Këneta”, në zonën e Dajçit, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet policore.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të planit operacional të koduar “Faza e parë”, që synon parandalimin dhe goditjen e hershme të kultivimit të bimëve narkotike. Aksioni është realizuar nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Policia bën me dije se hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa operacionet antikanabis do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit