

Lushnjë, 9 prill 2026 – Shërbimet e Komisariati i Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Marlind Sulo, i shpallur në kërkim dhe i dyshuar për mbajtje të armës pa leje.
Ngjarja ka ndodhur pas një kontrolli më datë 21 mars 2026, në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku gjatë kontrollit të policisë u gjet një armë zjarri pistoletë në xhupin e shtetasit M. S. Në momentin e ndërhyrjes, 21-vjeçari nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestrua edhe municion luftarak.
Po ashtu, në lidhje me rastin, u arrestuan edhe 5 persona të tjerë që qëndronin në lokal me të, për moskallëzim të krimit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






