Transmetuar më 09-04-2026, 09:41

Meksikë, 9 prill 2026 – Një incident i pazakontë është regjistruar gjatë një ceremonie mortore në Meksikë, ku dy gra janë përfshirë në një konflikt fizik në prani të familjarëve dhe pjesëmarrësve.

Sipas mediave ndërkombëtare, përplasja nisi gjatë zhvillimit të funeralit, pasi njëra prej grave u shpreh me tone emocionale: “Dashuria ime do të më mungosh shumë”, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Kjo deklaratë shkaktoi reagimin e menjëhershëm të një gruaje tjetër, e cila, e revoltuar, iu drejtua me pyetjen: “Kush je ti?”, çka çoi në përshkallëzimin e situatës.

Nga raportimet, dyshohet se gruaja e parë kishte pasur një lidhje me të ndjerin, fakt që nxiti tensionet dhe përfundoi në përplasje fizike mes tyre.

Pamjet e publikuara në media tregojnë momentet e konfliktit, ndërsa të pranishmit janë përpjekur të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit