

Autoritetet në Iran njoftuan sot në mëngjes se një delegacion i vendit po nisej për në Pakistan për negociatat me Amerikën, por këtë njoftim e fshiu më pas nga rrjetet sociale, raporton noa.al duke cituar agjencinë joshtetërore të lajmeve Tasnim.
Ambasadori i Iranit në Pakistan fshiu një postim në X ish Twitter rreth vizitës së delegacionit iranian, duke ngjallur shqetësim për shkakun e këtij veprimi.
"Ambasadori i Iranit në Pakistan, Reza Amiri Moghadam, njoftoi një orë më parë se delegacioni i vendit tonë do të mbërrijë në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, për të negociuar bazuar në propozimin prej 10 pikash të propozuar nga Irani.
Por ai e fshiu postimin e tij në Twitter pak minuta më parë duke lënë të paqartë nëse delegacioni iranian po shkon apo jo në kryeqytetin pakistanez, Islamabad", raporton agjencia e lajmeve Tasnim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






