

9 prill 2026 – Paris Saint-Germain zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse në UEFA Champions League, duke mposhtur Liverpool FC me rezultatin 2-0 në “Parkun e Princave”, pas një dominimi pothuajse total gjatë gjithë takimit.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique kontrolloi lojën që nga minuta e parë, duke mos i lejuar kundërshtarët të godasin asnjëherë në kuadrat. PSG regjistroi plot 18 tentativa drejt portës, 6 prej të cilave në shënjestër, si dhe një goditje në shtyllë, duke e bërë rezultatin përfundimtar më modest se sa pasqyron loja në fushë.
Goli i parë erdhi në minutën e 11-të, kur Désiré Doué realizoi me një goditje të fortë që u devijua lehtë, duke përfunduar në rrjetë. Një nga protagonistët kryesorë të sfidës ishte Ousmane Dembélé, i cili megjithatë nuk arriti të konkretizojë disa raste të pastra për shënim.
Në pjesën e dytë, PSG vijoi dominimin dhe në minutën e 65-të dyfishoi rezultatin. João Neves krijoi një aksion të shkëlqyer duke i hapur rrugë Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi një gol spektakolar pas një depërtimi individual.
Vendasit pretenduan edhe për një penallti disa minuta më vonë, por pas rishikimit në sistemin VAR, gjyqtari vendosi të mos akordojë 11-metërsh.
Me këtë paraqitje bindëse, PSG konfirmon formën e shkëlqyer dhe ambiciet e saj për të shkuar deri në fund të këtij edicioni të Champions League.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






