

FIER – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të parkuar, pas një tentative për t’iu shmangur policisë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për ndalim dhe, gjatë përpjekjes për t’u larguar, ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






