

Dinamo dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke barazuar 1–1 në një ndeshje me ritëm të lartë dhe episode vendimtare.
Vllaznia zhbllokoi takimin në minutën e 42-të, kur Bismark shënoi pas një asisti të saktë nga Dodaj. Në pjesën e dytë, Dinamo pati mundësinë të barazonte në minutën e 53-të, por penalltia e ekzekutuar nga Bregu u prit nga portieri Jukaj.
Në minutën e 73-të, Vllaznia realizoi sërish me Dodajn, por goli u anulua pas verifikimit të aksionit. Fundi i takimit u shoqërua me tension dhe vendime të rëndësishme: në minutën e 92-të, Gurishta u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR.
Dinamo përfitoi nga epërsia numerike dhe në minutën e 101-të fitoi një tjetër penallti, pas ndërhyrjes së Çelikoviç. Nga pika e bardhë, Bregu u tregua i saktë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1–1.
Kualifikimi për në finale mbetet i hapur dhe do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në Shkodër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






