

DURRËS – Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbetjet elektronike në Shqipëri po shndërrohen në produkte me vlerë të lartë, si unaza dhe varëse ari, falë proceseve të avancuara të përpunimit industrial.
Gjatë një vizite në një kompleks industrial në Durrës, Rama theksoi se materiale që zakonisht konsiderohen mbeturina po përdoren si burim për nxjerrjen e arit, duke krijuar kështu vlerë të shtuar për ekonominë.
Sipas tij, ndërmarrje të tilla përfaqësojnë modele suksesi, të cilat kanë nisur me burime të kufizuara dhe janë zhvilluar gradualisht në biznese të konsoliduara në treg.
“Qëllimi i kësaj vizite është të promovojmë shembujt më të mirë të sipërmarrjes shqiptare, të cilat kanë nisur me mundësi të kufizuara dhe janë kthyer në realitete mbresëlënëse. Nga mbetjet elektronike realizohet përpunim i nivelit të lartë, duke prodhuar unaza dhe varëse ari,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se për këto kompani, mbetjet elektronike përbëjnë një burim të rëndësishëm, të krahasueshëm me një “minierë”, nga e cila gjenerohet vlerë ekonomike përmes inovacionit dhe teknologjisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






