

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, në ambientet e këtij institucioni.
Burime bëjnë me dije se gjatë takimit është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ky është takimi i parë zyrtar mes Brahon dhe Hitës, pas marrjes së detyrës nga ky i fundit në krye të Policisë së Shtetit.
Skënder Hita mori detyrën më 30 mars 2026, pas përfundimit të një procesi konkurrues ku morën pjesë 13 kandidatë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






