

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale është regjistruar në Itali, ku ka humbur jetën një 62-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Merita Qemali.
Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës në Autostrada A14, në tunelin Montedomini, mes zonave Ancona Sud dhe Ancona Nord.
Sipas informacioneve paraprake, viktima udhëtonte me një automjet tip “Ford” së bashku me bashkëshortin 49-vjeçar, motrën 47-vjeçare dhe një fëmijë 10-vjeçar. Familja po kthehej nga pushimet e Pashkët në Siçili dhe ndodhej pranë destinacionit final, në zonën e Chiaravalle.
Automjeti i tyre është përplasur me një kamion që lëvizte me shpejtësi të ulët, dyshohet për shkak të një defekti në gomë. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkatërruar pjesën e përparme të mjetit.
Si pasojë, 62-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të bllokuar në automjet dhe u nxorën nga shërbimet e zjarrfikëses. Bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa edhe motra e viktimës është në gjendje të rëndë.
Fëmija 10-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme.
Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse kamioni kishte sinjalizimin e duhur apo nëse mund të ishte shmangur përplasja brenda tunelit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






