Transmetuar më 08-04-2026, 15:20

Fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare të Kapshticë dhe Qafë Thanë ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.

Sipas burimeve zyrtare, në Kapshticë janë regjistruar 6245 shtetas në hyrje dhe 4685 në dalje. Ndërkohë, në Qafë-Thanë kanë hyrë 5968 shtetas, ndërsa 6318 të tjerë kanë dalë nga territori shqiptar.

Rritja e fluksit në Kapshticë lidhet kryesisht me kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqi, të cilët vijnë për të festuar Pashkët Ortodokse pranë familjarëve të tyre.

Nga ana tjetër, në Qafë-Thanë vihet re një lëvizje e shtuar e qytetarëve drejt Maqedonia e Veriut, kryesisht për furnizim me karburant dhe produkte ushqimore, për shkak të çmimeve më konkurruese.

Autoritetet kufitare vijojnë të jenë në gatishmëri për të përballuar fluksin e shtuar dhe për të shmangur vonesat në kalim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit