Transmetuar më 08-04-2026, 14:48

Një zjarr është regjistruar këtë të mërkurë në një apartament në lagjen “Kodra e Shtufit”, në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e punimeve me saldatrim në një shkallë metalike.

Familjarët e shtetasit T.H. kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e tyre bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në katet e tjera të godinës 5-katëshe.

Si pasojë e incidentit janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit