

Tensione dhe debate janë regjistruar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut gjatë një seance parlamentare, pas akuzave për mosrespektim të përdorimit të gjuhës shqipe.
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, refuzoi të lirojë foltoren në shenjë proteste, duke denoncuar se materialet e seancës ishin shpërndarë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo e cilësoi këtë si diskriminim dhe trajtim të pabarabartë ndaj deputetëve shqiptarë.
Gjatë fjalës së saj, Dauti kritikoi gjithashtu ministrin Fatmir Limani, duke e akuzuar se ka nënshkruar dokumente vetëm në maqedonisht, si dhe kryeparlamentarin Afrim Gashi për moszbatim të ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Për shkak të situatës së krijuar, nënkryetarja e komisionit, Vesna Gjorgjieva, ndërpreu seancën për të siguruar përkthimin e materialeve në gjuhën shqipe.
Ndërkohë, Gjorgjieva akuzoi deputeten Dauti se po tentonte të politizonte situatën dhe të fitonte pikë politike, duke kërkuar vijimin normal të diskutimeve pas zgjidhjes së çështjes së përkthimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






