Transmetuar më 08-04-2026, 14:28

SPAK ka zhvilluar kontrolle në ambientet e burgut të Durrësit, me fokus verifikimin e pranisë së aparateve telefonike të ndaluara.

Kontrollet janë kryer edhe në qelitë e Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Aurel Zarka.

Sipas burimeve, kërkesa e prokurorëve të posaçëm erdhi pas tensioneve gjatë një procesi gjyqësor administrativ, ku Veliaj ka ngritur akuza lidhur me mënyrën e emërimit të një prej prokurorëve të çështjes.

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar edhe listën e takimeve të zhvilluara nga Veliaj gjatë qëndrimit në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Nga kontrollet e ushtruara nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm, ndërsa hetimet dhe verifikimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit